X-i pësoi ndërprerje globale

Platforma e rrjeteve sociale “X”, dikur Twitter, pësoi ndërprerje globale për pak më shumë se një orë të enjten, shkruan BBC, përcjell Koha.net.

Sipas Downdetector.com, i cili gjurmon defektet e rrjeteve sociale, më shumë se 47 mijë përdorues amerikanë u përballën me probleme të qasjes në “X” dhe “X Pro”.

Disa përdorues në Britaninë e Madhe dhe Azi gjithashtu nuk shikonin postimet në faqe me një mesazh që thoshte “Mirë se erdhe në X!”.

X, e cila është në pronësi të Elon Muskut, nuk ka komentuar ende. Musk bleu Twitterin për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Hashtagu #TwitterDown ishte në trend brenda disa minutave pas shfaqjes së raporteve për ndërprerjet.

Por ndërprerja ishte e shkurtër. Përdoruesit hynë në platformë pas një ore.

Që kur Musku bleu platformën, ka pasur humbje të të ardhurave nga reklamat.

Ai është akuzuar gjithashtu se ka lejuar postime antisemtike pranë reklamave.