WhatsApp sjell veçorinë e shumë kërkuar për përdoruesit nga kompjuterët dhe laptopët

Nëse përdorni WhatsApp në kompjuter, përdoruesit së shpejti do të mund të kyçin bisedat me shenjën e gishtit, transmeton PCWorld Albanian.

Opsioni i prezantuar kohë më parë në platformat mobile ka për qëllim të sigurojë disa biseda edhe nëse telefoni përfundon në duar të gabuara.

Tashmë funksionaliteti po zgjerohet edhe në ueb dhe shkon për ata që përdorin WhatsApp nga laptopi ose desktopi. Në pajisjen tuaj mund të kyçni bisedat WhatsApp pas elementëve biometrikë por jo vetëm.

Përdoruesit mund të aplikojnë edhe një fjalëkalim. Nëse po kërkoni veçorinë drejtohuni tek Privacy Settings dhe aty do të vëreni opsionin që ju jep mundësinë për të vendosur fjalëkalim për aksesimin e bisedave.

Kujtojmë se është në fazë beta dhe nuk ofrohet për të gjithë. Duhet theksuar se nuk kyçen biseda të caktuara por në tërësi. Funksionaliteti është ende i kufizuar edhe në WhatsApp për platformat mobile.