Vepër e re nga Ozbek Ajvaz në Parkun e Frankofonisë: E kaluara nuk është barrë, por burim frymëzimi

Disa ditë më parë, artisti i ri Ozbek Ajvaz mbajti ekspozitën e tij të dytë personale me radhë, të titulluar “Zëri i së kaluarës”, e cila u mbajt në një galeri mobile në Parkun e Frankofonisë, transmeton Portalb.mk.

Në një një stol është ekspozuar skulptura e një burri që lexon gazetë, e bërë nga materiale të vjetra të ricikluara të mbledhura nga oborret, punishtet, ndërsa një pjesë të dhuruara.

Tema, siç tregon Ajvaz për Meta.mk, lidhet me kujtesën e trashëgimisë kulturore.

Vepër nga Ozbek Ajvaz në Parkun e Frankofonisë. Foto: Meta.mk
Vepër nga Ozbek Ajvaz në Parkun e Frankofonisë. Foto: Meta.mk

“Doja të tregoja se e kaluara vazhdon të flasë, thjesht duhet të dimë si ta dëgjojmë atë. Mesazhi që doja të përcillja është se e kaluara nuk është një barrë, por një burim frymëzimi. Përmes saj, ne mund të ndërtojmë një të tashme dhe të ardhme më të bukur. Gazeta e shtypur kishte besueshmëri më të madhe sepse çdo informacion kalonte nëpër një shqyrtim të rreptë editorial. Sot, në sferën digjitale, lajmet janë më të shpejta, por shpesh të paverifikuara, prandaj forma në letër ende simbolizon besimin”, thotë Ajvaz.

Artistit i janë dashur pesë muaj për të krijuar skulpturën prej hekuri.

“Përdora materiale të ricikluara dhe të vjetra, disa të mbledhura nga punishte, oborre dhe disa të dhuruara. Secili prej tyre bart historinë e vet”, shton Ajvaz.

Ai u këshillon autorëve-artistë të rinj të jenë të ndershëm, të eksperimentojnë dhe të jenë këmbëngulës, sepse siç thotë ai, arti i ndershëm gjithmonë gjen rrugën e tij drejt njerëzve.

Ozbek u bë i njohur për publikun pas ekspozitës së tij në vitin 2022, kur prezantoi veprën e tij “Vallëzimi i rëndë”, i përbërë nga tetë valltarë në madhësi reale, përpara ndërtesës së Filarmonisë. Vepra është bërë nga hekur i skrapit.