Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 178-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 178-të ndër të tjera emëroi ushtruesin e detyrës në pozitën e drejtorit të Fondi për Sigurim Shëndetësor, transmeton Portalb.mk.

Sot u lejua hyrja e forcave të huaja ushtarake në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të ushtrimeve “Joint Combined Exercise Training – 23”. Ky projekt vjen si rezultat i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Ministrisë për Mbrojtje në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrisë për mbrojtje nacionale në SHBA.

Aktivitetet e këtij trajnimi do të realizohen nga 20 gushti deri më 1 shtator të këtij viti, ku do të marrin pjesë dymbëdhjetë pjesëmarrës të Armatës së RMV-së, dhjetë forca të armatosura nga SHBA-ja dhe dymbëdhjetë nga Republika e Shqipërisë.

U dorëzuan 160 tablet kompjuterët për shfrytëzim të përhershëm në institucionet që kryejnë shërbime sociale. Qeveria sqaroi që këto pajisje do të shkojnë deri te 20 subjekte që ofrojnë shërbime sociale.