Vazhduan protestat antiqeveritare në Shqipëri

Në Shqipëri kanë vazhduar protestat antiqeveritare. Dje u mbajt protesta e radhës në Tiranë, transmeton Portalb.mk

Protesta u zhvillua para selisë së Kryeministrisë. Ajo u thirr nga partia opozitare Shqipëria Bëhet, me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Qindra qytetarë dhe aktivistë morën pjesë në protestë. Ata thanë se protestojnë kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe kundër largimit masiv të shqiptarëve nga vendi. 

Protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo është marrë e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”. 

Organizatorët kërkuan formimin e një qeverie teknike për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. 

Gjatë protestës u mbajtën fjalime nga drejtues të partisë Shqipëria Bëhet dhe aktivistë. Ata paralajmëruan vazhdimin e protestave. 

Ndërkohë, parti të tjera opozitare kanë paralajmëruar protesta antiqeveritare edhe në javët në vijim.