Opera dhe Baleti Nacional pret që në 2026 të sjellë më shumë projekte të reja se vitin e kaluar
Opera dhe Baleti Nacional i Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbylli vitin 2025 me program të pasur artistik, sfida dhe suksese të rëndësishme, ku kulmoi me “Koncertin Gala të Operës” të Inva Mulës për nder të Ditës së Flamurit Shqiptar, një ngjarje e realizuar për herë të parë në programin e institucionit, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Çairit. Krahas premierave dhe reprizave të operave, baleteve dhe shfaqjeve për fëmijë gjatë gjithë vitit, institucioni paralajmëron se edhe viti 2026 pritet të sjellë ngjarje të mëdha, përfshirë premierat e reja dhe mundësinë e ardhjes së Operës së Kosovës në shkurt, që aktualisht është në fazë negociatash, shkruan Portalb.mk.
Burhan Dibrani, shef i Sektorit të Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun për Portalb.mk tha se interesimi i publikut i dëshmoi se opera dhe baleti kanë audiencë të fortë, prandaj shumë shfaqje i rikthyen me repriza, me kërkesë të drejtpërdrejtë të publikut.
“Kishim shumë aktivitete, sfida dhe suksese në vitin 2025. Suksesi më i madh ishte “Koncerti Gala i Operës” i Inva Mulës për nderë të shënimit të ditës së flamurit shqiptar, koncert që u mbështet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Çairit kurse ishte së pari herë një aktivitet i cili shënon këtë ditë e që është në programin tonë.
Në prill patëm edicionin e parë të Ditëve të Koreografëve të Maqedonisë së Veriut, me premierën e operës “Rigoleto” nga kompozitori i njohur italian Xhuzepe Verdi filluan Mbrëmjet e Operës së Majit edicioni i 53, pas interesimit të madh të publikut bëmë reprizën në shtator, kishim premierën dhe reprizën e baletit “Zonja Bovari” në qershor e cila pat sukses dhe pas kërkesës së publikut e futëm në program edhe në nëntor, me premierën e baletit “Kopshti i Fillimeve” filluam sezonin e baletit në shtator, premierën dhe Reprizën e operetës “Lakuriqi i Natës” nga Johan Straus II në tetor, njëjtë pas interesimit të madh dhe me kërkesë të publikut futëm në repertor përsëri në programin e dhjetorit.
Vitin e filluam me koncertet tradicionale me rastin e Ditës së Shën Vasilit, vazhduam me baletin “Sheherzada” nga Nikolai Rimski Korsakov, “Nata Valpurgjistike” nga Sharl Guno, baleti në dy akte për fëmijë “Doktori Ufsamëdhemb”, baletin “Arrëthyesja” nga Petar Iliç Çajkovski, operën “Kavaleria Rustikana” nga Pjetro Maskanji, baletin “Esmeralda” nga Çezare Punji, operetën për fëmijë “Opera e kafshëve të pyllit”, operën “Madam Baterflaj” nga Xhakomo Puçini, baletin për fëmijë Piter Pan, operën “Karmen” nga Zhorzh Bize, baletin “Zonja me kamelie”, “Traviata” nga Xhuzepe Verdi, “Toska” nga Xhakomo Puçini, “Liqeni i Mjelmave” nga Petar Iliç Çajkovski, “Nabuko” nga Xhuzepe Verdi, “Turandot” nga Xhakomo Puçini, “Aida” nga Xhuzepe Verdi, “Rekuiem” nga Mozart (filluam sezonin operistik), operën “Palaço” nga Ruxhero Leonkavallo (rolin kryesor të Nedës e patë Deshira Ahmeti Krliu), operën “Berberi i Seviljes” nga Xhoakino Rosini, shfaqjen për fëmijë Aladini dhe Llamba magjike”, tha Dibrani.

Ai tha se viti 2026 pritet të jetë edhe më dinamik, synimi i tyre më i madh është ta sjellin Operën e Kosovës në shkurt, janë në negociata dhe sapo të finalizohet do ta bëjnë zyrtare, ndërsa paralelisht po sjellin premiera dhe repriza të rëndësishme, nga ‘Arrëthyesja’ te edicioni i 54-t i Mbrëmjeve Operistike të Majit.
“Suksesin më të madh për vitin 2026 pritet ta kemi nëse do të arrijmë të sjellim Operën e Kosovës në shkurt, jemi në negociata ende nuk është zyrtare. Në vitin 2026 do të kemi edhe Premierën e baletit “Arrëthyesja” në mars dhe Reprizën në prill, me premierën e operës “Xhani Skiki/Motra Angjelika” fillojmë edicionin e 54 të Mbrëmjeve Operistike të Majit. 2026 e filluam me Koncertin tradicional me rastin e festës së Shën Vasilit, që u zhvillua mbrëmë e që do të zhvillohet sonte, vazhdojmë me baletin “Zonja Bovari”, operën “Kavaleria Rustikana” nga Pietro Maskanji, baletin në dy akte për fëmijë “Doktor Ufsamëdhëmb”, operën “Don Xhovani”, baletin “Liqeni i Mjellmave”, operën “Traviata”, baletin për fëmijë “Piter Pani”, baletin “Zhizel”, operën “Toska”, operën “Madam Baterflaj”, operën “Rigoleto”, operën “Nabuko”, baletin “Rajmonda”, tha Dibrani.
Dibrani shtoi se për herë të parë pas më shumë se 70 vitesh, komunikimi institucional në gjuhën shqipe u bë pjesë e rregullt e këtij institucioni.