Vazhdoi kthimi i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut në periudhën e fillimit të këtij viti është regjistruar rritje e numrit të turistëve të huaj, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Numri i turistëve në shkurt të vitit 2023 është 40 973, nga të cilët 40.2 % janë turistë vendor dhe 59.8 % turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në shkurt të vitit 2023 është 82 942, nga të cilat 42.7 % janë turistë vendor dhe 57.3 % janë turistë të huaj”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti sqaroi që në dy muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve është rritur për 12.5 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ashtu që te turistët vendor ka rënie për 6.2 %, ndërsa te turistët e huaj rritje për 31.2 %.