Vajzat nga Kosova e RMV-ja triumfuan në Festivalin “Etoiles De Paris” në Francë
Lauratët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dolën faqebardhë dhe fitimtarë në festivalin “Etoiles De Paris” në Francë, duke rrëmbyer çmimet e vendeve të treta, të dyta, të para dhe çmimin kryesor të festivalit, “Grand Prix”, njofton Portalb.mk
Falë organizatës “Mollëkuqet” nga Gjilani që drejton me festivale këngësh për fëmijë të rinjve u është mundësuar të marrin pjesë në një festival prestigjioz në Francë.
Kjo ftesë e cila erdhi nga drejtoresha, Juliana Tomachek, është bërë e mundur me bashkëpunimin e ngushtë të drejtoreshës, Arta Haziri-Nuhiu, e cila çdo ditë e më shumë po e dëshmon punën dhe mbështetjen për të gjithë talentët shqiptarë.
Nga Kumanova mori pjesë Mjellma Mehmeti, e cila fitoi vendin e tretë në muzikë instrumentale, ndërsa nga Gostivari Lina Demiri, e cila fitoi çmimin e parë.
Pjesëmarrëse në festival ishin edhe:
Ilda Nuhiu, e cila fitoi edhe çmimin kryesor “Grand Prix”.
Donika Mehmeti, çmimin e vendit të parë.
Erona Maliqi, e cila fitoi vendin e parë për muzikë folk.
Alea Dvorani, me vendin e parë si soliste dhe vendin e dytë në muzikë instrumentale.
Rita Rexhepi, me çmimin e vendit të dytë, vendin e parë në vallëzim, vendin e tretë në piano.
Dineta Abazi, me çmimin e vendit të dytë dhe vendin e tretë në muzikë instrumentale.
Rina Uka, me çmimin e vendit të dytë.
Luna Salihu, me çmimin e vendit të tretë.
Alisa Dvorani, me diplomë në këndim, vendi i parë, kategoria 3-6 vjeç.