Krerët politik në Maqedoninë e Veriut kanë uruar besimtarëve mysliman në vend festën e Fitër Bajramit. Mesazhi i përgjithshëm i tyre në këtë ditë festive është që të mbizotërojë solidariteti, toleranca, mirëkuptimi i ndërsjellë, bashkëjetesa dhe mirësia te të gjithë, mirëqenia ekonomike dhe ngrohtësia familjare le të sundojë në çdo shtëpi në këtë ditë të madhe, njofton Portalb.mk.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovski në urimin me rastin e festës së Fiter Bajramit u dëshiron qytetarëve që këto ditë festive t’i kalojnë në paqe dhe harmoni përplot me lumturi dhe gëzim dhe duke shpërndarë dashuri me të afërmit.
“Pa dallim të përkatësisë fetare, etnike dhe politike të kemi mirëkuptim dhe respekt ndaj bashkëqytetarëve tanë”, thotë Pendarovski në urim.