Ulje e numrit të lejeve për ndërtim në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë u rrit vlera e objekteve

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit maj janë dhënë 260 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë afër 100 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit maj të vitit 2024 janë dhënë 260 leje ndërtimi, që është për 18.0 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 869 263 000ë denarë, që është për 10.5 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin maj janë dhënë 133 leje ndërtimi për objekte të larta, 54 për ndërtime të ulëta dhe 73 për rikonstruktim. Në 141 objekte, si investitor paraqiten personat fizik.

“Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 424 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 36 052 m2”, raportoi Enti.

Më së shumti leje janë dhënë në komunën e Strumicës (27), Kërçovës (22), Kumanovës (18), etj.