U thyen dritaret e çerdhes Rinia në Tetovë

Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës janë thyer xhamat e çerdhes “Rinia” nga persona të panjohur, raporton Portalb.mk.

“Gjatë fundjavës nga persona të panjohur është dëmtuar çerdhja “Rinia” në Tetovë, të cilës i kanë thyer dritaret e institucionit në fjalë”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Ata theksojnë se rasti është raportuar në polici, me çka presin që rasti të hetohet dhe të zbardhet në mënyrë serioze.