“U tallëm, ndërsa tani do të vuajmë pasojat”, Jansha u bëri thirrje sllavëve të armatosen ligjërisht

Ish-kryeministri slloven Janez Jansha komentoi vendosjen e kontrolleve policore në kufirin me Kroacinë dhe Hungarinë dhe u bëri thirrje sllovenëve që të armatosen ligjërisht, sepse, siç thotë ai, “djalli e ka dërguar shakanë”, transmeton Portalb.mk.

“Djalli e dërgoi shakanë. Armatosuni. Ligjërisht”, ka shkruar Jansha në rrjetin social X.

Ai shtoi se të zgjuarit e kuptuan thirrjen dhe të tjerët, tha, “do t’i besojnë kryeministrit Robert Golob, (ministrit të brendshëm) Boshtjan Poklukar dhe (ministrit të mbrojtjes) Marjan Sharecit se janë në gjendje të mbrojnë Slloveninë, madje edhe personalisht në rast të sulmeve terroriste”.

Jansha tha se ishin zyrtarë shtetërorë ata që, siç thotë ai, që nga qershori i kanë injoruar thirrjet e Partisë së tij Demokratike sllovene (SDS) për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat për parandalimin e migracionit të paligjshëm dhe menaxhimin e rreziqeve të sigurisë.

Lubjana zyrtare ka vendosur shtimin e patrullave policore në pikat kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë që nga mesnata e së premtes. Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, kjo masë duhet të jetë e vlefshme për 10 ditë, por me mundësi vazhdimi.

Rrëzuan gardhin dhe tani që në panik po vendosin kontrollin e kufirit me fqinjët, vetëm po devijojnë fluksin e ilegalëve nga rrugët në vagona, shkruan Jansha dhe i bëri thurrje ministrit të Mbrojtjes Marjan Sharec për atë që ai e përshkroi si drejtimin e departamentit si një “reality show”.

“Presioni i migracionit të paligjshëm masiv po shkatërron rrënjësisht mënyrën ekzistuese të jetesës në BE dhe po forcon bërthamat militante, pro-terroriste në kryeqytetet evropiane. Qytetet dikur të sigurta dhe të suksesshme po shohin një rritje të paprecedentë të krimit. Fatkeqësisht, është përfshirë edhe Lubjana”, tha Jansha.

Jansha argumenton se tre gjëra janë të qarta:

“Se ndoshta mund të presim një përkeqësim të situatës së sigurisë, se struktura aktuale nuk është aspak e aftë për vlerësime, përgatitje dhe veprim në kohë, se secili është i detyruar të bëjë gjithçka që është e mundur brenda rendit kushtetues për të mbrojtur familjen dhe atdheun e tij.” .