U shpallën konkurset për ndarjen e  bursave për nxënës në RMV

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2024-2025, transmeton Portalb.mk.

Afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2024.

Bëhet fjalë për gjithsej 9 kategori të ndryshme bursash ndërsa kushtet për të drejtën e shfrytëzimit të bursës si dhe dokumentet e nevojshme, janë të shënuara në secilin prej konkurseve.

Detajet e konkursit i gjeni duke klikuar KËTU.

Për pyetje shtesë mund të drejtoheni në email adresën [email protected]