U rrit në 50 numri i të plagosurve nga shpërthimi në Paris
Numri i personave të plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur dje në një ndërtesë në lagjen 5 të Parisit, kryeqyteti i Francës, ka shkuar në 50, transmeton Anadolu.
Sipas mediave franceze, Prokuroria e Parisit njoftoi se nga shpërthimi që ndodhi dje në lagjen 5 të Parisit janë plagosur 50 persona, 6 prej tyre në gjendje të rëndë.
Prokuroria tha se një person ende është në kërkim nën rrënoja.
– Ngjarja
Nënkryetari i Bashkisë së lagjes së 5-të të Parisit, Edouard Civel deklaroi në Twitter se një shpërthim ndodhi në një ndërtesë në lagjen Val de Grace për shkak të një rrjedhje gazi.
Prokuroria e Parisit bëri të ditur se shkaku i shpërthimit nuk dihet ende dhe se ka nisur hetimi me arsyetimin e “plagosjes së paqëllimshme”.
Shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez tha se shpërthimi shkaktoi një zjarr i cili është vënë nën kontroll. Sipas tij, xhamat e shumë shtëpive në afërsi u thyen ndërsa vazhdojnë kërkimet nën rrënoja.