U pastrua deponia me mbetje ndërtimore nën stadiumin e vjetër të Tetovës

Deponia me mbetje ndërtimore dhe të tjera e cila për muaj të tërë qëndronte nën stadiumin e vjetër të Tetovës, për të cilën ka raportuar Portalb.mk, tani më është pastruar. 

Deponia e stërmbushur me materiale ndërtimore në hyrje të qytetit u pastrua periudhën e fundit.

Daut Memishi nga Ndërmarrja Komunale “Oaneum” tha se mbetjet inerte janë pastrurar dhe se i kanë dërguar në Rusino.

“Aty tani është pastër dhe nuk do kthehet në gjendjen e mëparshme”, tha Memishi.

Në lidhje me këtë rast reagoi edhe këshilltari komunal nga Alternativa, Faton Selami i cili edhe e ngriti si çështje këtë problematikë në këshillin komunal në korrik të vitit 2023.

“Më vjen mirë që intensivisht punohet në këtë drejtim dhe se kjo deponi ditëve në vijim nuk do të ekzistojë”, tha Selami.

U pastrua deponia me mbetje ndërtimore nën stadiumin e vjetër të Tetovës dhe mbi Kazermën. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
U pastrua deponia me mbetje ndërtimore nën stadiumin e vjetër të Tetovës dhe mbi Kazermën. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga Komuna e Tetovës në korrik 2023 deklaruan se deponia do të pastrohet pasi të asfaltohet rruga e cila kalon afër Kazermës, megjithatë deponia u pastrua para asfaltimit të rrugës e cila u tha se do të bëhet në vitin 2023.

Komuna e Tetovës me 15 janar 2024 ka përzgjedhur kompaninë për ndërtimin e Bulevardit Bllagoja Toska nga Kazerma deri te rruga rajonale në gjatësi prej 450 metrave dhe përfundimi i trotuareve. Asfaltimin e kësaj rruge, banorët e presin me vite e vite.