U parandalua tregtia e paligjshme e papagajve në Tabanovc

Gjithsej 47 papagaj janë sekuestruar pasi një shtetas serb ka dashur t’i futë në vend pa i denoncuar. Këtë e kanë bërë të ditur sot nga Drejtoria e Doganave e Maqedonisë së Veriut, raporton Portalb.mk.

“Doganierët në hyrje të pikës kufitare Tabanovc e kanë pyetur nëse ka diçka për të denoncuar, pasi ai u përgjigj se nuk ka asgjë për të deklaruar, për shkak të dyshimit është bërë kontroll i detajuar i automjetit dhe kanë gjetur kafaze me papagaj”, informoi Drejtoria e Doganave.

Ndaj personit është bërë kallëzim përkatës, ndërsa përgjegjësia për mallin e konfiskuar, në këtë rast shpendë të gjallë, i është dorëzuar Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar.