U lind fëmija i parë në Maqedoninë e Veriut për vitin 2024

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se fëmija i parë në Maqedoninë e Veriut në vitin 2024 është djalë, shkruan Portalb.mk.

Foshnja ka lindur fiks në mesnatë në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike.

“2024 filloi shkëlqyeshëm. Saktësisht në mesnatë në orën 00:00 në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike ka ardhur në jetë foshnja e parë e vitit të ri. Bëhet fjalë për djal të shëndetshëm, me peshë 3760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë. I dërgojmë urimet tona të sinqerta prindërve për ardhjen e re në familjen e tyre dhe i urojmë të porsalindurit shumë shëndet, lumturi dhe fëmijëri pa brenga. Një falenderim i madh për të gjithë ekipin mjekësor të shërbimit kujdesar në detyrë!”, shkruan në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë.