U gjet trupi i pajetë në liqenin e Likovës

Ekipet e shpëtimit sot pasdite në liqenin artificial të “Gllazhnjës” në Komunën e Likovës e kanë gjetur trupin i cili ishte në kërkim për disa ditë, ka konfirmuar drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave – Stojançe Angellov për Makfax.

Gjashtë zhytës nga Tigrat, tetë zhytës nga Ujqit, si dhe ekipe dhe zhytës nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u përfshinë në kërkimin e djalit që u zhduk javën e kaluar në ujërat e liqenit artificial.

Në kërkim kanë ndihmuar edhe zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë.

Ndryshe, 30 vjeçari F.R nga fshati Nikushtak  më 30 korrik ka hyrë në liqenin te diga “Gllazhnja” në Likovë dhe nuk ka dalë.