RMV, pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin  pas mesnate bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2,00 denarë/litër.

Çmimi i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1) për 2,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 1,489 denarë/kg.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Pas mesnate këto do të jenë çmimet e derivative:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 85,50 (denarë/litër),
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 87,50 (denarë/litër),
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 78,50 (denarë/litër),
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) –7 8 (denarë/litër),
  • Mazut М-1 SU – 45,031 (denarë/kilgram).

Tregtarët mund t’i formulojnë çmimet edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar