U arrestuan dy policë në Maqedoninë e Veriut për “marrje ryshfeti”

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy punonjësve të policisë nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “marrje ryshfeti” dhe “pakujdesi në punë”. Ata janë suspenduar nga puna deri në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj punonjësve policorë, A.V. dhe N.S., të punësuar në Stacionin Policor për kontrolle kufitare në Qafë Thanë, për shkak ekzistimit të dyshimeve se i akuzuari i parë ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti” në bazë të nenit 357 nga paragrafi 1, ndërsa i akuzuari i dytë ka kryer veprën penale “punë të pakujdesshme” më bazë të nenit 353-v, paragrafi 1”, sqaroi Policia.

Ata dyshohen se në maj të vitit 2023 kanë marrë 70 euro ryshfet për të lejuar një autobus pa karton të gjelbër të kalon kufirin.

Policia ka arrestuar dy punonjësit e policisë, ndërsa me propozim të prokurorit e vendim të gjykatësit, i është caktuar 30 ditë paraburgim.