U arrestuan dy persona në Mitrovicë të Veriut për shkak sjelljes së tyre ndaj kryetarit dhe policit
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohen se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, pas përfundimit të “Mitrovica Jazz Days”, i cili u mbajt në sheshin “Car Lazar” sot më 08.08.2025, raporton Kallxo.
Kështu ka njoftuar, shefi i operativës rajonale, Petrit Fejza i cili tregoi veprimet që bën këta dy persona, njëri ndaj Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq e tjetri ndaj një polici.
“Në momentin që ka përfundu kryetari është largu dhe një kamarier i një lokali i është drejtuar me disa fjalë atij, sipas përcjellësve. Është marr në stacion për me u sqaru situata. Një tjetër qytetar i drejtohet policit me “dorë në fyt”. I njëjti është arrestu, kanë filluar turmat të mblidhen. Këta dy persona janë ndaluar”- tha Fejza për KALLXO.com.
Policia njofton se festivali ka filluar në orën 16:00 dhe ka përfunduar rreth orës 17:30.
KALLXO.com sjell pamje të patrullave policore, pas incidentit.
Për këtë reagoi dhe Aleksandar Arsinijeviq, lideri i Demokracisë Serbe i cili tha se “djali duhet të lirohet menjëherë”.