U arrestua shkupjani nën dyshimet se ka shkaktuar zjarr në vend të hapur
Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj shkupjanit nën dyshimet se ka shkaktuar zjarr në vend të hapur, transmeton Portalb.mk.
“Nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.U. (43) nga Shkupi, person me probleme shëndetësore, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se në fshatin Orizarë e Sipërme, rrethina e Shkupit, kishte shkaktuar zjarr në një kashtore me kashtë”, raportoi Policia.
Zjarri ishte shuar nga zjarrfikësit e Shkupit, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.