Tsipras dhe Zaev vlerësuan se deklaratat e RMV-së ishin provokuese, kërkuan angazhim për stabilitetin e Ballkanit

Me një artikull të përbashkët tek portali Euroactiv ish dy kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar se pas zgjedhjeve të fundit, lidershipi i ri në Shkup ka bërë deklarata provokuese, duke shkelur frymën e Marrëveshjes së Prespës, raporton TopChannel.

Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev theksojnë se BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet tja bëjnë të qartë udhëheqjes së re në Maqedoninë e Veriut se respektimi i Marrëveshjes është e vetmja rrugë drejt integrimit të mëtejshëm demokratik, integrimit evropian dhe mbështetjes para anëtarësimit.

Shkelja e saj do të destabilizojë më tej rajonin dhe do të çojë në një sfidë ekzistenciale jo vetëm për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, por për të ardhmen e saj në tërësi –nënvizojnë ata.

Por Tsipras e Zaev thonë gjithashtu se nëse ky kusht respektohet plotësisht, pra dy vendet respektojnë tërësisht marrëveshjen, BE-ja duhet të jetë e gatshme të lërë pas çdo qasje siç u pa gjatë gjashtë viteve të fundit dhe të miratojë një qasje më aktive dhe graduale ndaj zgjerimit, duke ju bërë të qartë të gjitha vendeve të rajonit se zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ka përfitime për popujt e Ballkanit dhe udhëheqjen e tyre dhe se sakrificat shpërblehen dhe nuk shpërfillen me cinizëm.

Tsipras dhe Zaev i mëshojnë faktit se tensionet po rriten në Kosovë, me bisedimet në Bruksel me s Beogradit dhe Prishtinës në vend numëro, me retorikat në Bosnje-Hercegovinë gjithnjë e më agressive dhe pavarësisht vendimit për hapjen e negociatave me të ,apo dhe me Moldavinë e Ukrainën, momenti i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor duket se është në rrezik të madh. Njëkohësisht gjithnjë e më shumë të rinj emigrojnë, të zhgënjyer me liderët e tyre dhe nga paaftësia ose mosgatishmëria e BE-së për të përmbushur premtimin e saj.

Dy ish kryeministrat paralajmërojnë se ndërsa e djathta ekstreme po fuqizohet ,liderët demokratikë, duhet të punojnë së bashku dhe të dyfishojnë përpjekjet e tyre për t’i bërë ballë nacionalizmit duke marrë në mënyrë aktive vendimet të nevojshme, pavarësisht nga kostot e tyre politike.

6 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes, instituti i përbashkët i krijuar nga Tsipras dhe Zaev zhvillon në Athinë në 17-18 qershor 2024, një Konferencë Ndërkombëtare mbi “Paqen dhe Zhvillimin jetik”, ku do të presë liderë dhe zyrtarë të shquar qeveritarë nga e gjithë sfera politike demokratike si dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Synimi kryesor, shprehen dy politikanët, është mbështetja për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe nxjerrja në pah e përgjegjësisë së BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar në këtë çështje.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005. Por fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Në vitin 2017 u arrit marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që në vitin 2019 edhe u zbatua. Athina këmbënguli për ndryshimin e emrit Maqedoni, pasi një rajon në veri të Greqisë mban po këtë emër. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është e një rëndësie të madhe, pasi menjëherë pas arritjes së saj Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s.

Së fundmi, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i bëjnë thirrje qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut që të mbetet e fokusuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare.