Tre garuesit e Klubit të Mundjes “Shkupi”, u shpallën kampionë në Larisa të Greqisë
Klubi i Mundjes “Shkupi” ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar Achilleia 2026 në Larisa, Greqi, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm – të tre garuesit tanë janë shpallur kampionë, transmeton Portalb.mk.
- Abdulaziz Azizi – 62 kg – Vendi i parë
- Zaim Zaimi – 44 kg – Vendi i parë
- Abuar Xhemaili – 41 kg – Vendi i parë
“Ky sukses nuk ndalet këtu. Performanca e shkëlqyer e mundësve tanë ndihmoi gjithashtu që Federata e Maqedonisë të renditet në 3 vendet e para në këtë turne prestigjioz – një arritje e madhe në nivel ekipor. Ky rezultat është dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit që po bëhet në KM Shkupi, duke e ngritur gjithnjë e më lart nivelin e mundjes sonë në arenën ndërkombëtare. E gjithë kjo arritje vjen nën drejtimin profesional dhe përkushtimin e trajnerëve Jasin Rexhallari dhe Ubejd Fuga”, thuhet në njoftimin e klubit.