Ti je oksigjeni im

Poezi nga Merita Abazi

Je oksigjeni im

Spirancë në detin tim,

Aromë trëndeline

I lëshoje velat, e deti dallgëzohej

Ti, magjia ime

Si vetëtima dritën

E ulje pulëbardhën në prehrin tim,

Më ormisje shpirtin

Dashuri, fatnjellësi na fanepsi

N’ashk e ngazëllim

Në fërshëllima stuhie

Po dashuria ime

Ishe e je, oksigjeni im!