Tërmet me magnitudë 3.5 ballë në Bosnjë dhe Hercegovinë

Një tërmet me magnitudë 3.5 është regjistruar në orën 08:33 në afërsi të Zenicës, raporton EMSC.

Qendra sizmologjike evropiano-mesdhetare bën me dije se sipas informacioneve paraprake, tërmeti ka qenë në thellësinë 2 kilometra, 21 kilometra në veri të Zenicës.

Nuk mendohet që tërmeti të ketë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas komenteve të EMSC, lëkundjet u ndjenë në të gjithë Bosnje dhe Hercegovinën. Disa shkruajnë se nuk ka qenë i fortë, e të tjerë shkruajnë se i ka zgjuar tërmeti. Disa shkruajnë edhe se kanë dalë në rrugë.

Në disa komente thuhet se tërmeti është ndjerë edhe në Kroaci.