Tërmet i fuqishëm në Japoni, 13 të vdekur, disa të plagosur dhe zhdukur

Një termet prej 7,1 ballësh e ka goditur Japoninë nga ku 13 persona humbën jetën, disa u plagosën dhe disa të tjerë janë të zhdukur, transmeton Portalb.mk.

Tërmeti u regjistrua në Kumamoto në jugperëndim të Japonisë.

U regjistruan dëme të mëdha përfshirë shembje, zjarre në banesa, ndërprerje e energjisë elektrike dhe të tjera.

Tërmeti arriti nivelin maksimal 7 në shkallën japoneze të intensitetit sizmik, niveli më i lartë i mundshëm. Tërmeti i fundit që arriti këtë shkallë ishte ai në Ditën e Vitit të Ri 2024.

Ndryshe, Japonia është ndër vendet më të prekura nga tërmetet.