Televizioni francez: Pushime ëndrrash në Shqipëri, 30 % më lirë se në Greqi e Kroaci

Një destinacion i ri. Deti, dielli, plazhet dhe mbi të gjitha festat. Kështu e nis reportazhin e zgjeruar mbi Shqipërinë emisioni “Capital” i televizionit të njohur francez “M6”, raporton Klan. Për 600 euro biletë avioni dhe hoteli i përfshirë, mund të qëndrosh 1 javë në Shqipëri.

3 mijë vetë, të ardhur nga e gjithë Europa, morën pjesë në Kala Festival.

Një vend ende larg turizmit të masës, për shkak të izolimit të gjatë në diktaturë.

Po si u shndërrua Shqipëria në një destinacion tendencë të pushimeve të lira?

Me plazhet e bukura, këto vende historike, vitin e kaluar u vizituan nga 7.5 milionë turistë, një rekord për vendin.

Turistët francezë janë dyndur për ta bërë destinacionin e tyre të pushimeve të lira.

Atëherë çfarë buxheti duhet pasur për të vizituar Shqipërinë?

Thuajse gjysma e turistëve francezë që vizitojnë Shqipërinë, e kërkojnë atë në disa adresa në internet, në të cilat vendi përshkruhet si “Magjia e Ballkanit”, “Rrethi i mrekullive të fshehta të Ballkanit” “Mrekullia e pazbuluar” “Shqipëria Befasuese”.

Francezët që ndërmarrin udhëtime të organizuara kanë edhe guidën e tyre që i pret në aeroportin Nënë Tereza.

Paguajnë 30% më lirë sesa për një qëndrim të ngjashëm në Greqi apo Kroaci, me një shpenzim për 1 javë prej 1314 Eurosh për person.

400 Euro janë për udhëtimin, 770 Euro për hotelin, 150 Euro për të vizituar Tiranën dhe vendet e tjera dhe 91 Euro për udhëtimin me autobus. Ushqimi i preferuar është ai tradicionali.

E presin edhe 3 pjata të tjera. Dhe gjithçka kushton 20 Euro, përfshirë edhe pjatën e peshkut. Por me negociatat e shoqëruesit, secili paguan vetëm 15 Euro. Janë 210 Euro për gjithë javën.

Veç Tiranës, turistët mund të vizitojnë Krujën, Ballkonin e Adriatikut, qytetin mitik të njohur për peizazhin unik. Ajo për të cilën Shqipëria është unike për të gjithë ata turistë që kanë udhëtuar në vende të ndryshme, është risia.

Përshtypjet janë pozitive. Shumë prej francezëve që e kanë vizituar Shqipërinë kanë zgjedhur të rikthehen. Themeluesi i shoqatës “Pushime në Shqipëri” ka sjellë 3 mijë francezë, 20 % më shumë.

Shqipëria e ka vendosur veten tashmë në tregun e turizmit. Por për ta shndërruar veten në një destinacion të vërtetë, duhet të shfrytëzojë potencialin ende të pashfrytëzuar të plazheve.