Teknologjia Evropiane e makinës fluturues blihet nga Kina

Teknologjia pas makinës fluturuese, zhvilluar dhe fluturuar me sukses në Evropë, është blerë nga një firmë Kineze, raporton PCW. Fuqizuar nga një motor BMW me karburant, AirCar fluturoi për 35 minuta mes dy aeroporteve Sllovake në 2021 duke përdorur pistat e tyre për ngjitjen dhe zbritjen.

U deshën vetëm 2 minuta për transformimin e makinës në një mjet fluturues. Tani makinat e bazuar në dizajnin e AirCar do të përdoren në Kinë.

Hebei Jianxin Flying Car Technology Company me zyra qendrore në Cangzhou, ka blerë të drejtat ekskluzive për prodhimin dhe përdorimin e AirCar në një hapësirë të caktuar gjeografike e cila nuk bëhet e ditur.

Firma ka ndërtuar aeroportin e saj dhe shkollën e pilotëve pas blerjes së një prodhuesi tjetër Sllovak tha Anton Zajac, bashkëthemelues i KleinVision, kompania që krijoi AirCar.

Duke udhëhequr rrugën në zhvillimin e revolucionit të makinave elektrike, Kina tani po zhvillon në mënyrë aktive zgjidhjet e transportit fluturues.

KleinVision nuk zbuloi sesa ishte vlera e transaksionit që çoi në shitjen e AirCar. Ky i fundit mori një certifikim nga Autoriteti Sllovak i Transportit në 2022 dhe u shfaq në një video të publikuar nga Youtuberi i famshëm Mr Beast në  fillim të vitit.