Tejkalimi i shpejtësisë, mungesa e lejes dhe alkooli, disa nga arsyet pse u shqiptuan 228 dënime vetëm në Shkup
Policia e Maqedonisë së Veriut në Shkup ka shqiptuar 228 masa në lidhje me parregullsitë që ka arritur t’i regjistron brenda një dite, transmeton Portalb.mk.
“Në terrotorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 228 masa, 28 për tejkalimin e shpejtësisë gjatë lëvizjes, 24 për vozitja pa leje qarkullimi dhe 16 dënime për vozitje nën ndikim të alkoolit”, deklarojnë nga Policia.
Ndër të tjera theksohet që disa dënime ishin për përdorim të telefonit, vozitësit e rinj dhe ngasësit e motoçikletave.