Të shtëna në tubimin e kandidatit për president Donald Trump

Sot në tubimin parazgjedhor të kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pati të shtëna. Mediat ndërkombëtare raportuan se pjesëtarët e shërbimit sekret kanë arritur të izolojnë menjëherë ish-presidentin dhe kandidatin aktual për president, transmeton Portalb.mk.

Tubimi ishte duke u mbajtur në Pensilvani. Trump ishte duke mbajtur fjalim, kur u dëgjuan krismat. Menjëherë mbuloi veshin e djathtë me dorë, ku kishte edhe rrjedhje gjaku.

Për pak sekonda, pjesëtarët e shërbimit sekret pasi e izoluan kandidatin Trump, arritën ta largojnë nga skena, për të raportuar pastaj se ai është në gjendje të sigurt.

Ekipi i kandidatit Trump raportuan se ai është duke u mjekuar, duke theksuar se gjendja e tij shëndetësore nuk është alarmante.