Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut edhe dy muaj për të aplikuar për çmimin vjetor
Konkursi për Çmimin Vjetor për hulumtues të rinj në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut do të jetë i hapur deri më 1 shkurt të vitit 2026-të, transmeton Portalb.mk.
“Çmimi jepet për të inkurajuar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përpunimin e punimeve në fushën e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare, si dhe për të promovuar kuadro të reja dhe profesionale”, raportoi Banka Popullore.
Punimi më i mirë në makroekonomi dhe bankim do të marrë 130 mijë denarë shpërblim financiar, ndërsa në rast nevoje çmimi i dytë do të marrë 65 mijë denarë.
“Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës deri më 35 vjet. Të punësuarit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Konkurs”, sqaroi Banka, duke theksuar se tema e punimit duhet të përfshijë ekonominë e Maqedonisë së Veriut.
Punimi nuk duhet të jetë publikuar para 1 janarit të vitit 2024, ndërsa një autor ka të drejtë të paraqes vetëm një punim.