Të paktën 16 të vrarë pasi një aeroplan ushtarak i Bangladeshit iu rrëzua mbi një shkollë

Të paktën 16 persona, shumica nxënës, u vranë më 21 korrik kur një aeroplan trajnues i Forcave Ajrore të Bangladeshit u përplas në një shkollë në kryeqytet, Daka, tha Qeveria, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Më shumë se 100 persona po ashtu janë plagosur gjatë aksidentit dhe të paktën 83 janë dërguar për trajtim në spitale, tha zyra e udhëheqësit të përkohshëm, Muhammad Yunus.

Avioni i llojit F-7 BJI, i prodhimit kinez, nisi fluturimin në orën 13:06, sipas kohës lokale, dhe pak pas ngritjes u përplas në kampusin e shkollës fillore dhe të mesme Milestone.

Yunus shprehu “pikëllim të thellë” për ngjarjen përmes një postimi në X.

“Humbja e shkaktuar nga Forcat Ajrore, e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe stafit të shkollës, por edhe të tjerëve që janë prekur nga ky aksident, është e parikuperueshme”, tha ai.

Ky është aksidenti më vdekjeprurës ajror në Bangladesh në vitet e fundit.

Sipas raportimeve të mediave, afër 2.000 nxënës ndjekin mësimet në shkollën ku u rrëzua aeroplani ushtarak, ku mësojnë nxënës të shkollës fillore deri në klasën e dymbëdhjetë.