Të hënën fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tetovë “ODA”, ky është programi
Edicioni i trembëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tetovë “ODA” fillon nga data 23 Shtator dhe do të zgjasë deri më 29 Shtator 2024, raporton Portalb.mk.
Festivali do të hapet nga “Silence of Sirens” nga Gazmend Nela.
Këtë vit në TIFF “ODA” do të shfaqen 44 filma ndërsa 37 prej tyre do të garojnë për çmimet kryesore në pesë kategori; Cine Balkan Panorama, Short Fiction, Short Documenatry, Short Animation dhe Student Film.
Në kategoritë Cine European & World Panorama dhe Cine Balkan Panorama filmdashësit do të kenë mundësi të shijojnë disa premiera si dhe një përzgjedhje shumë të pasur të filmave triumfues në festivalet më të mëdha botërore.
Vlerësimin e filmave pjesëmarrës në këtë edicion të Festivalit Ndërkombetarë të Filmit në Tetovë “TIFF ODA 2024” në garën ballkanike do ta bëjnë emra të njohur të botës së filmit si Tomas Petran (regjisore, Producent), Arben Thaçi (Regjisor) dhe Joan Zhonga (Regjisor).
Ndërsa juria në kategoritë e filmave të shkurtër këtë vit përbehet nga Laura Fotre (Regjisore, aktore), Ekrem Xani (regjisor) dhe Irida Zhonga (regjisore).
Ky është programi i festivalit për këtë vit.