Të gjitha rrugët çojnë te protesta e studentëve shqiptarë nga Ura e gurit në Shkup!

Maqedonia është toka jonë. Prona jonë. Mundi jonë. Nuk mund të lejojmë që ajo që është e përbashkëta jonë të kthehet në pronë e një partie që ka bërë strategji politike për të ngulfatë çdo aspekt të jetës shqiptare: në ekonomi, arsim, shëndetësi, kulturë, sport, mbrojtje, administratë, siguri… madje edhe ajrin e hapësirave shqiptare.

Është e rrezikshme dhe e papranueshme që VMRO-DPMNE-ja të vazhdojë të imponojë një nënshtrim sistematik ndaj shqiptarëve. Çdo heshtje, çdo mosreagim i politikës shqiptare dhe ndërkombëtare nuk është neutralitet, është bashkëfajësi.

Si qytetar, mbështetjen ndaj protestës së studentëve shqiptarë e shoh si një detyrim moral dhe qytetar. Ata mbrojnë gjuhën, kulturën dhe trungun tonë kombëtar, për të cilin kemi dhënë mund e djersë.

Unë do të jem aty.

Studentët e mi (që u ligjëroja “Etikën…” në UNT) dhe të gjithë ata që duan të mbrojnë dinjitetin, të drejtën dhe autonominë tonë duhet të jenë aty. Nuk ka më vend për indiferencë. Ky është momenti për vendosmëri, guxim dhe përgjegjësi intelektuale.

VMRO-DPMNE-ja duhet të kuptojë: nuk mund të ngulfat asgjë që është e jona.

Politika shqiptare dhe ndërkombëtare duhet të reagojnë, përndryshe bëhen përgjegjëse për pasojat e nënshtrimit tonë!

 

Shkruan:

Azam Dauti