Në Shkup do të ketë kufizime në komunikacion. Kështu ka paralajmëruar Policia e Maqedonisë së Veriut. Kufizimet do të jenë prej orëve të paradites, transmeton Portalb.mk.
“Do të mbahet një garë rrugore me itinerar lëvizjeje nga bulevardi “Ilinden”, para fontanës Lotus (starti dhe caku), drejt përgjatë bulevardit “Ilinden” deri te kryqëzimi me bulevardin “8 Shtatori”, ku do të kthehet gjysmërreth dhe do të vazhdojë prapa nëpër bulevardin “Ilinden” deri në pikën e fundit – fontana Lotus”, raportoi Policia.
Këto gara do të organizohen nga Lidhja e Sporteve të Shkupit, ndërsa regjimi i posaçëm do të organizohet nga Policia.