Të dielën fillon kampionati i Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, pesë ekipe shqiptare pjesëmarrëse

Kampionati i Maqedonisë së Veriut për sezonin 2023/24 do të fillon të dielën, ku FC Struga e cila po luan ndeshjet evropian, do të tenton të mbron titullin kampion, transmeton Portalb.mk.

Në javën e parë do të zhvillohen dy derbi shqiptar. Struga Trim&Lum do të luajë kundër Gostivarit, ndërsa Voska Sport do të luan kundër Shkëndijës.

Shkupi do të jetë mysafir i Rabotniçkit, Brera Strumica do të luan kundër Vardarit, kurse Bregallnica kundër Sileksit.

Në këtë kampionat, si debutues janë dy ekipe shqiptare, Voska Sport dhe Gostivari. Vardari gjithashtu kthehet në Ligën e Parë. Kampionati pritet të përmbyllet më 19 maj, kur pritet të luhet Java XXXIII-të.

Struga Trim&Lum do të provon të mbron titullin kampion, titull që e ka fituar për herë të parë në sezonin e kaluar, 2022/23. Ata në sezonin e kaluar ishin edhe finalist të Kupës, ku humbën përmes penaltive nga Makedonija Gj.P.