Të desha  

Poezi nga Merita Abazi

M’i theve krahët

S’mund të fluturoj

Ardhja ime të trembi

Ngrohtësinë e humba

Ti pelikan, e fshehe  helmin

kraharorin  të çarë e pata

kërkova ngushëllim

Më përbuze,

Dinjiteti i liqenit u turbullua

Qielli vranësirë dhuroi

Hidhësirën që ma le

Vetëtima s’mundi ta djegë

Të desha, pelikani im

Mjegulloi toleranca

Në hije mbetën kujtimet!