Takim i kryediplomatëve të BE-së mes shqetësimeve mbi marrëveshjen e grurit
Moska ka vazhduar për të tretën ditë me radhë sulmet ajrore kundër zonave në jug të Ukrainës duke vënë në shënjestër veçanërisht objektet ku mbahet gruri ukrainas, raporton VOA. Të paktën dy persona kanë vdekur në qytetin port të Odesës dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë këtyre sulmeve. Në Bruksel, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian po takohen për të diskutuar mbi çështjen e grurit ukrainas dhe gjetjen e rrugëve alternative për të dërguar grurë ukrainas në vendet që rrezikohen nga uria.