Sulm terrorist në Australi, disa të vdekur
Të paktën 11 persona janë vrarë dhe rreth 30 u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në plazhin Bondi në Sidnej të Australisë, transmeton Portalb.mk.
Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si sulm terrorist.
Policia e ka konfirmuar se një nga sulmuesit e dyshuar është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur.
Policia po vijon me hetimet.
“Ky është sulm ndaj australianëve hebrenj në ditën e parë të Hanukës, e cila duhet të jetë ditë gëzimi, një festë e besimit”, tha kryeministri australian, Anthony Albanese
Që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gazë në tetor 2023, Australia ka përjetuar disa sulme antisemitike ndaj sinagogave, ndërtesave dhe makinave.