Suedia, Finlanda dhe Turqia takohen në Ankara në lidhje me NATO-n

Në Ankara filloi takimi i katërt në kuadër të mekanizmit të përbashkët të përhershëm midis Turqisë, Finlandës, Suedisë dhe NATO-s, raporton Anadolu.

Akif Çagatay Kiiıç, këshilltari kryesor i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, po kryeson takimin njëditor në kompleksin presidencial.

Në bisedime marrin pjesë Stian Jenssen, drejtor i Zyrës Private të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s; Jan Knutsson, sekretari shtetëror i Ministrisë së Jashtme Suedeze dhe Jukka Salovaara, sekretare e përhershme shtetërore në Ministrinë e Jashtme Finlandeze.

Takimi vjen përpara se liderët e NATO-s të mblidhen në samitin në Vilnius, Lituani më 11-12 korrik.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi një luftë në Ukrainë në shkurt 2022.

Edhe pse Turqia miratoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia t’i përmbahet një memorandumi trepalësh të nënshkruar qershorin e kaluar në Madrid për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë mbi terrorizmin.

Suedia miratoi një ligj kundër terrorizmit në nëntor, duke shpresuar se Ankaraja do të miratonte synimin e Stokholmit për t’u anëtarësuar në NATO-n. Ligji i ri, në fuqi nga 1 qershori, u lejon autoriteteve të ndjekin penalisht individët që mbështesin grupet terroriste.