Studentët e Maqedonisë së Veriut edhe sot do të kenë mundësi për të aplikuar për shujtat studentore

Deri në fund të javës, 7 janar, studentët që deri tani nuk kanë arritur të paraqiten dhe të realizojnë të drejtën e shujtës së subvencionuar, munden ta bëjnë nëpërmjet portalit “e-shërbime” të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, njofton Portalb.mk.

Për këtë masë mund të paraqiten të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet e radhës: Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jenë studentë të rregullt në studimet deridiplomike në universitetet shtetërore ose private, të mos jenë në marrëdhënie pune, të mos jenë të regjistruar si bujq individual dhe të mos kenë të ardhura mujore në çfarëdolloj baze më të madhe se paga minimale.

Gjatë paraqitjes, studentët duhet të plotësojnë, nënshkruajnë dhe t’i ngarkojnë dy dokumente: Paraqitje për përfitimin e të drejtës për shujtë të subvencionuar studentore dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shkruara të cilat mund të shkarkohen: këtu.

Do kandidat mund ta verifikojë paraqitjen e dorëzuar në “e-shërbime”, në aplikacionin elektronike në menynë “Aplikimet e mia”. Për ndihmë gjatë aplikimit studentët mund ta shohin videon vijuese:

MASH do ta njoftojë çdo kandidat për statusin e paraqitjes nëpërmjet rrugës elektronike, pas çka studentët do të marrin SMS-porosi nga Shparkase Banka që t’i përditësojnë të dhënat që të munden t’i marrin kartelat me të cilat mund të blejnë shujta.

Mbështetja financiare ditore për shujtat studentore është 140 denarë, mjete që duhet të shfrytëzohen për blerjen e ushqimit.

Çdo student për çdo paqartësi mund të paraqitet për ndihmë në Ministrinë e Arsimit apo t’i kontaktojë shërbimet nëpërmjet këtij e-maili: [email protected].