Studentët e Maqedonisë së Veriut deri të enjten do të kenë mundësi të aplikojnë për konvikte
Ministria për Arsim dhe Shkencë deri në fund të muajit korrik do të pranojë aplikime nga studentët e Maqedonisë së Veriut për të siguruar një vend në konvikt, transmeton Portalb.mk.
Studentët që dëshirojnë të aplikojnë për Konkursin duhet të plotësojnë një aplikacion elektronik dhe të ngarkojnë dokumentacionin përkatës në portalin e internetit http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Afati për aplikim për studentët e vitit të parë do të jetë nga 10 shtatori e deri më 17 shtator. Për studentët e vitit të parë janë ndarë 841 vende, ndërsa për të tjerët 3 413 vende.
Në Maqedoninë e Veriut janë në dispozicioni 11 konvikte studentore, ku janë vendosur 4 264 shtretër.