SPGPM: Mediat të marrin masa parandaluese për të mbrojtur punonjësit e medias në temperatura të larta

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik u bën thirrje personave përgjegjës në media që të sigurojnë mbrojtje adekuate për punonjësit e tyre, veçanërisht për ata gazetarë dhe punëtorë mediatikë që duhet të raportojnë në ambient të hapur, transmeton Portalb.mk.

“Sipas DPHM-së, vendi është në valë të nxehti dhe po hyn në fazën portokalli, e cila mbart rrezikun e përkeqësimit të kushteve të motit që paraqesin rrezik të konsiderueshëm për shëndetin e njerëzve, dhe mund të shkaktojnë rrezik dhe aksidente”, thonë nga SPGPM.

Nga atje shtuan se gazetarët dhe punonjësit e mediave me detyrë zyrtare duhet të jenë gjithmonë në terren dhe të raportojnë në të gjitha llojet e kushteve atmosferike, prandaj duhet pasur kujdes dhe në përputhje me kushtet, të veprojnë gjatë kryerjes së detyrave të punës.

“E gjithë kjo për të mbrojtur shëndetin e tyre, dhe në të njëjtën kohë për t’i ofruar qytetarëve informimin në kohë dhe objektiv”, thanë nga SPGPM.

SPGPM bën me dije se në këto kushte moti është mirë që të respektohen rekomandimet dhe këshillat e Institutit të Shëndetit Publik për përballimin e motit të nxehtë dhe se gazetarët dhe punonjësit e medias nuk janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të panevojshme shëndetësore gjatë kryerjes së detyrës.

Kujtojmë se temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, e disa vende do të kalojë 40 gradë Celsius.