SPGM-ja pret veprime institucionale rreth sulmeve ndaj Metamorfozis

Sindikata e pavarur e gazetareve dhe punonjësve mediatik ka reaguar ndaj sulmeve që i bëhen Fondacionit për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, duke e theksuar që një gjë e tillë bëhet për shkak punës së tyre kundër lajmeve të rrejshme, transmeton Portalb.mk.

“Me indinjatë përcjellim publikimet ne rrjetet sociale në periudhën e fundit ku përmes fushatës dezinformuese, me shpërndarjen masive të shpifjeve, fyerjeve dhe gjuhës së urrejtjes, të orkestruara, sulmohet Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis. Aty targetohen të punësuarit e tanishëm dhe të mëparshëm, të cilët i ekspozohen rrezikut dhe kërcënimit serioz ndaj sigurisë personale”, njoftoi Sindikata.

Ata theksojnë që ekziston rreziku i përsëritjet se këtyre veprimeve nëse ndaj tyre nuk merren masa, duke vlerësuar që sulmet e tilla vijnë pasi “Metamorfozis” i ka sulmuar lajmet e rrejshme, diçka që i ka penguar sulmuesve.

“Presim dhe bëjmë thirrje për veprime të shpejta dhe të pakompromista institucionale ndaj përgjegjësve, pasi sulmet e tilla të ndyra, përveç që janë ndaj kolegëve tanë, në të njëjtën kohë cenojnë cilësinë e përgjithshme të profesionit të gazetarisë”, alarmoi Sindikata, duke kërkuar që kërcënimet e tilla duhet “prerë” në rrënjë.

Sindikata theksoi që këto raste ndodhin në hapësirat onlajn, pasi pikërisht në internet kërcënimet ndaj gazetarëve janë më të pranishme.

Ndryshe, Vërtetmatësi dy ditë më herët reagoi ndaj fushatës më të fundit dezinformuese kundër portalit dhe redaksisë. 

Redaksia e Vërtetmatësit, si dhe botuesi i saj, Fondacioni Metamorfosis në Shkupi janë sërish shënjestër e një fushate dezinformuese në rrjetet sociale, e cila, si edhe më parë, përmban të pavërteta, fyerje, shpifje, por edhe gjuhë urrejtjeje e madje edhe më keq, thirrje të maskuara keq për dhunë ndaj gazetarëve nga redaksia e Vërtetmatësit dhe punonjësve të Fondacionit, të shpërndara në komentet nën postimet e pronarëve të profileve. Si autorët e tyre ashtu edhe pronarët e profileve janë përgjegjës për ndarjen e këtyre përmbajtjeve dhe mos heqjen e tyre.