Spërkatje tokësore kundër mushkonjave në Shkup nga data 22 deri më 25 korrik

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se dezinfektimi tokësor i zonës së qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të kryhet nga data 22 deri më 25.07.2024, në periudhën nga ora 22.00 deri në orën 03.00 të ditës së nesërme, transmeton Portalb.mk.

“Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të kryhet në të njëjtën kohë ditën e parë pasardhëse, kur kushtet atmosferike janë të favorshme”, thonë nga Qyteti i Shkupit.