“Stop gjenocidit dhe liri për Palestinën”, Tetova protestoi në mbështetje të Palestinës (video)

Ndalo bombardimet në Gaza, ndalo vrasjen e fëmijëve, të ndalohet rrethimi i Gazës, liri për Palestinën, stop gjenocidit, ndalo krimet e luftës të Izraelit në Gaza, këto ishin vetëm disa nga thirrjet që u dëgjuan sot në sheshin e Tetovës nga qytetarët që protestuan në mbështetje të Palestinës, shkruan Portalb.mk.

“Dhimbja është shumë e madhe për popullin palestinez, është një krim që nuk është përsëritur prej Luftës së Dytë botërore. Është një tmerr. Duhet çdo njeri të ngrejë zërin kundër këtij gjenocidi që ndodh me popullin palestinez, me njerëz të pafajshëm”, tha një qytetar.

“Shprehim solidaritetin tonë për popullin e pafajshëm dhe të pambrojtur të Palestinës, njerëzit nuk duhet të heshtin kur fëmijët vriten, sot përpara syve të botës Izraeli kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit duke bombarduar pa mëshirë. Okupatori fashist e mban të bllokuar Gazën. Ka vrarë dhe masakruar mbi 2.900 fëmijë vetëm për 20 ditë kjo është  më shumë se dyfishi i fëmijëve të vrarë në konfliktin e Ukrainës për dy vite”, tha një qytetar tjetër.

“Është protestë kundër terrorit institucional që ushtrohet mbi popullin e Gazës…Ata nuk vdesin nga ajri, janë të vrarë, ky krim ka një autor që tashmë është i njohur për të gjithë ne. Jemi këtu të kundërshtojmë narrativin aktual ku viktimat palestinezë më pak vlerë se viktimat izraelitë”, theksoi një qytetar.

“Kjo është gjenocid i cili bëhet mbi njerëzit e pafajshëm… Mos ndaloni të flisni për të vërtetën, të drejtën, Palestinën, fëmijët e Gazës, për qëndrueshmërinë e tyre”, tha një qytetare.

Protesta në mbështetje të Palestinës u mbajt edhe në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe në shumë qytete të mëdha anembanë botës.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit, ndërkaq ushtria izraelite më pas nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë. Duhet çdo njeri të ngrejë zërin kundër këtij gjenocidi që ndodh me popullin palestinez, me njerëz të pafajshëm.

Deri më tani, numri i të vrarëve palestinezë është mbi 7.326 mijë përfshirë  3.038 fëmijë, 1.726 gra dhe 414 të moshuar si dhe 18.967 persona të plagosur. Ndërkaq numri i të vrarëve izraelitë është rreth 1.400.