Sot në Shkup do të ketë regjim të veçantë të trafikut
Sot, duke filluar nga ora 12:30, disa nga rrugët në zonën qendrore të Shkupit do të mbyllen për trafik, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Arsyeja është marshimi i paralajmëruar protestues për shkak të moszbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve gjatë provimit të jurisprudencës, transmeton Portalb.mk.
Marshi protestues do të fillojë nga sheshi “Kryengritja e Karposhit”, rruga “11 mars” dhe përmes Urës së Gurit për të vazhduar para objektit të Ministrisë së Drejtësisë.
MPB thotë se gjatë marshimit protestues, trafiku nga këto rrugë do të ridrejtohet në rrugët përreth, dhe Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në rrugë që t’u binden urdhrave të dhënë nga zyrtarët e uniformuar të policisë.
Lidhur me protestën e paralajmëruar, kryeministri Hristijan Mickoski dje u bëri thirrje studentëve të mos lejojnë veten të jenë mjet në duart e një partie politike opozitare. Ai njoftoi se një grup ekspertësh kushtetues po punon tashmë për një zgjidhje.