Keqtrajtoi vajzën e mitur të bashkëshortes, u arrestua i dyshuari

Një burrë në Klinë është arrestuar të hënë pasi dyshohet se ka keqtrajtuar vajzën e mitur të bashkëshortes së tij, transmeton Koha.net. 

Rasti është cilësuar si “keqtrajtim i fëmijës”. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar  vajzën e mitur të  bashkëshortes së tij”, thuhet në raportin policor. 

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.