Sot është mundësia e fundit për semimaturantët e RMV-së që të aplikojnë në gjimnazin për matematikë dhe informatikë
Semimaturantët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi edhe sot të aplikojnë në mundësinë për regjistrim në gjimnazin për matematikë e informatikë. Aplikimi është për regjistrim në vitin shkollor 2026/2027, transmeton Portalb.mk.
Pas dorëzimit të dokumenteve, do të mbahen dy provime, më 5 qershor në matematike dhe 10 qershor në fizikë. Për këtë arsye, në këtë gjimnaz mund të aplikojnë nxënësit me mesatare më së paku 4.5, ashtu që në matematikë dhe fizikë do të duhet të kenë nota 5.
“Nxënësit e interesuar duhet të dërgojnë Letër Interesi me të dhëna për nxënësin dhe prindin/kujdestarin te “Gjimnazi Matematiko-Informatikë” Bul. “Çetet partizane” nr.91 1000 Shkup, si dhe ne adresën elektronike [email protected] me titull “Për thirrje publike për dhënien e provimit pranues për regjistrim në shkollën e mesme Matematiko-informatike“ jo më vonë se 30.05.2026”, raportoi Ministria.